Arrestohet prishtinasi për armëmbajtje pa leje

Arrestohet prishtinasi për armëmbajtje pa leje

Kronika August 17, 2022 - 09:16

Policia ka arrestuar të dyshuarin në Prishtinë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar armë - pistoletë TT, dy karikatorë dhe nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 16.08.2022, rreth orës 23:30 minuta, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë - pistoletë TT, dy karikatorë dhe nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri