Nusja nga Prizreni thotë se kunatat ia morën djalin 5-vjeçar pa pëlqimin e saj

Nusja nga Prizreni thotë se kunatat ia morën djalin 5-vjeçar pa pëlqimin e saj

Kronika August 16, 2022 - 10:31

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:20 është raportuar një rast i dhunës në familje në Prizren.

Sipas deklaratave në polici, nusja kishte shkuar te prindërit e saj bashkë me dy fëmijët, por kunatat e saj kanë shkuar tek ajo dhe ia kanë marrë djalin 5-vjeç pa pëlqimin e saj.

PK-ja thotë se janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion te policisë, por deri me tani nuk janë paraqitur.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera. /Zëri