Mashtroi se do i rregullonte vizën, arrestohet një person në Podujevë

Mashtroi se do i rregullonte vizën, arrestohet një person në Podujevë

Kronika August 16, 2022 - 10:25

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën rreth orës 19:00 në Podujevë është arrestuar një person pasi kishte mashtruar se do të rregullonte vizat.

Derisa rasti ka ndodhur në shkurt 2022.

“Është arrestuar me 15.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3000 € para për ti rregulluar një vizë pune. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë. /Zëri