Qytetari nga Obiliqi raporton në Polici se dikush shtiu me armë në drejtim të tij

Kronika August 16, 2022 - 10:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:58 një mashkull nga Obiliqi ka njoftuar se një person ka shënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

PK-ja bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, kurse viktima s’ka pësuar lëndime.

“Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri