Qytetari në Prizren dorëzon në polici kuletën e gjetur, suharekasi vjen e merr

Qytetari në Prizren dorëzon në polici kuletën e gjetur, suharekasi vjen e merr

Kronika August 12, 2022 - 13:05

Qytetari A.S, 36-vjeçar nga Prizreni ka dorëzuar në polici kuletën e gjetur me 140 euro brenda saj.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 11.08.2022, rreth orës 16:00 minuta në qytetin e Prizrenit, raporton Zeri.info.

“Qytetari A. S, 36-vjeçar nga Prizreni, ka raportuar në Stacionin Policor Prizren se ka gjetur një kuletë me një shumë të parave (rreth 140 euro ). Në kuletë përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka. Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka ardhur në stacion e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon”, ka njoftuar PK-ja.

Policia ka theksuar se ky nuk është rasti i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura. /Zëri