U rrahën për parking, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

U rrahën për parking, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

Kronika August 12, 2022 - 08:32

Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar tre persona të cilët pas një mosmarrëveshje rreth parkingut të veturave që të tre kanë mbetur të lënduar, të cilëve njëkohësisht iu është ofruar edhe ndihma mjekësore.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 11.08.2022 rreth orës 16:55 minuta në rrugën “ Llapi” në Fushë Kosovë, raporton Zeri.info.

“Ka ndodhë një rrahje mes disa personave lidhur me një parking të veturave, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri