Arrestohen dy prizrenas, shtien me armë zjarri në ahengun familjar

Arrestohen dy prizrenas, shtien me armë zjarri në ahengun familjar

Kronika August 11, 2022 - 23:39

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se dy të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në të njëjtin aheng familjar, por në kohë të ndryshme, raporton Zeri.info.

“Me datën 10.08.2022, rreth orës 10:22 min, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me armë në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa rasti tjetër kishte ndodhur më vonë, rreth orës 15:30 min, ku i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Në të njëjtin aheng familjar rreth orës 15:30 min përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. /Zëri 

Image

Image