Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi Vali Corleonen

Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren që plagosi Vali Corleonen

Kronika August 11, 2022 - 14:43

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S, e cila dyshohet se plagosi Vali Corleonen.

Mbi të rëndojnë akuzat për dy vepra penale “Vrasje në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në komunikatë. /Zëri