Në zonën 40 km/h voziti 106 km/h, gjobë 500 euro dhe pesë pikë negative për vushtrriasin

Në zonën 40 km/h voziti 106 km/h, gjobë 500 euro dhe pesë pikë negative për vushtrriasin

Kronika August 11, 2022 - 11:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Vushtrri është ndaluar një person pasi voziti 106 km/h në zonën 40 km/h, raporton Zeri.info.

PK-ja bën të ditur se ndaj shoferit është shqiptuar gjoba prej 500 eurosh, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një (1) vit.

“Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Image