Vozitën nën ndikimin e alkoolit, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Vozitën nën ndikimin e alkoolit, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Kronika August 09, 2022 - 12:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, në orën 03:18 të mëngjesit, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ka ndaluar një person, i cili e ngiste veturën nën ndikim të alkoolit.

PK-ja ndaj të dyshuarit R.V., 25-vjeçar, shqiptoi gjobë prej 300 eurosh, dy pikë negative, si dhe nëntë muaj heqje të patentës.

Bëhet e ditur se në po të njëjtën rrugë, rreth orës 03:30, është ndaluar edhe një shofer tjetër që ishte nën ndikim të alkoolit.

Ndaj të dyshuarit me inicialet E.G. (M/K), i moshës 22-vjeçar, policia shqiptoi një gjobë, 300 euro, 2 pikë negative dhe nëntë vjet heqje e patentës së shoferit. /Zëri