
Zhduket 8-vjeçari në pishinën e Gërmisë
Kronika
August 06, 2022 - 08:52
Një grua ka raportuar në Polici se derisa ishte në pishinën e Gërmisë në Prishtinë, të enjten, djali i saj tetëvjeçar ishte zhdukur.
Sipas raportit të Policisë, i mituri është larguar nga nëna e tij dhe nuk është kthyer më.
Nëna ka thënë se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri