Dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Kronika August 06, 2022 - 07:18

Një person po dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në njërën nga kafiteritë në orët e mbrëmjes në Lipjan.

Sipas informacioneve të "Ulpianapress" nga vendi i ngjarjes, dyshohet që një person ka humbur jetën nga të shtënat dhe dy të tjerë janë plagosur.

Tre të përfshirët në rast, sipas dëshmitarëve, janë të rinjë. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili është motivi i mosmarrëveshjes, i cili dërgoi deri te vrasja një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.

Dy të plagosurit, njëri me dy plumba e tjetri me një, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /Ulpianapress/