Arrestohen katër persona për kultivim dhe trafikim droge [foto]
Foto: PK

Arrestohen katër persona për kultivim dhe trafikim droge [foto]

Kronika August 05, 2022 - 21:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy rastë të ndara janë arrestuar katër kosovarë të dyshuar për kultivim dhe trafikim droge.

Rasti i parë është në Gjilan, ku janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).

PK-ja njofton se nga kontrollimi janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë, raporton Zeri.info.

Image
Image

Kurse, rasti tjetër ka të bëjë me një shtëpi në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit është duke u kultuvuar kanabis-sativa.

PK-ja njofton se gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa.

“Si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator. Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar). Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Image
Image