Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobë dhe heqje e patentës së shoferit ndaj vozitësit

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobë dhe heqje e patentës së shoferit ndaj vozitësit

Kronika August 05, 2022 - 14:30

Policia në Mitrovicë ka shqiptuar dënim me gjobë për personin, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejtoi automjetin me shpejtësi prej 110 km/h.

Sipas një njoftimi të PK-së, në orët e mesditës së sotme Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë, e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, raporton Zeri.info.

“Ndaj kundërvajtësit, drejtuesit të automjetit, është shqiptuar gjoba prej 300 eurove, si dhe masa mbrojtëse - ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj. Masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim. /Zëri