Një muaj paraburgim ferizajasit që sulmoi seksualisht të miturën

Një muaj paraburgim ferizajasit që sulmoi seksualisht të miturën

Kronika August 05, 2022 - 14:07

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit M.B., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Sulm seksual” ndaj të dëmtuarës – e mitur.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij. /Zëri