Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, gjykata lë në burg Arjan Tasen

Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, gjykata lë në burg Arjan Tasen

Kronika August 05, 2022 - 13:38

Pas disa orë seancë gjyqësore, Gjykata e Vlorës shqiptoi dënim me burg për Arjan Tase, ish-shefin  e komisariatit të Policisë së Himarës, i cili tri ditë më parë aksidentoi për vdekje një vajzë 7-vjeçare në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë.

Tase akuzohet për vrasje me dashje indirekte, ndryshe nga vrasje nga pakujdesia, që kishte vlerësuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ndryshe, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Tase u arrestuar 3 ditë më parë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje në breg të detit nga skafi i fuqishëm që drejtohej prej tij.

Një ditë më parë Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vjet.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. /telegrafi