Shoferi i veturës largohet pasi ua merr bagazhin dy shtetasve norvegjezë

Shoferi i veturës largohet pasi ua merr bagazhin dy shtetasve norvegjezë

Kronika August 05, 2022 - 11:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 11:00-13:00, në fshatin Sllatinë e Madhe - Fushë-Kosovë, një femër dhe një mashkull, me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi ta ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë, ku pas daljes nga vetura i dyshuari mashkull është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari pasi është larguar në drejtim të panjohur ka marrë me vete bagazhin që gjendej në veturë dhe dokumentet personale të viktimave, raporton Zeri.info.

“Dy viktimat, një mashkull dhe një femër, me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë. Drejtuesi i dyshuar mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marrë edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri