
Policia në Mitrovicë, aktivitete shtesë për siguri ndaj ngasësve të motoçikletave
Me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor, në kuadër të planit operativ “Sezoni veror 2022”, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë filluar së realizuari aktivitete shtesë për rrezikun dhe pasojat ligjore dhe të sigurisë nga mosbartja e helmetës gjatë ngasjes së motoçikletës.
“Përmes angazhimeve të shtuara policore synohet vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik e në veçanti i ngasësve të motoçikletave për mbajtjen e helmetës gjatës ngasjes së motoçikletës, ku njëkohësisht ngasësve po u shpërndahen edhe fletushka me moton “Mosbartja e helmetës rrezikon jetë e ngasësit”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Zeri.info.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se realizimi i këtyre masave preventive edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë në parandalim dhe ngritje te masave të sigurisë të pjesëmarrësve në trafik.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri