Policia jep detaje rreth aksidentit me fatalitet në Bogë të Pejës

Policia jep detaje rreth aksidentit me fatalitet në Bogë të Pejës

Kronika August 05, 2022 - 10:50

Personi i cili u godit nga kamioni që po bartte beton pasditen e së enjtes në Bogë të Pejës nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në orën 17:50, në Bogë të Pejës, raporton Zeri.info.

“Është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, përderisa i dyshuari mashkull kosovar ishte duke drejtuar kamionin, ku viktima mashkull kosovar është goditur me pjesën e pasme të kamionit. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri