Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Kronika August 05, 2022 - 09:58

Policia ka pranuar një informatë se një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më datën 04.08.2022, rreth orës 04:13, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi. Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri