Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua më 30 qershor

Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua më 30 qershor

Kronika July 05, 2022 - 21:12

Nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit u aksidentua.

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 qershor ku u përfshinë një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Ditë më parë ka humbur jetën edhe shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini.

Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë ka ndërruar jetë gjatë së martës.

Lajmin për vdekjen e Salihit e kanë dhënë familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale. /telegrafi