Junik: Gjenden armë ilegale në stane, arrestohet 68-vjeçari

Junik: Gjenden armë ilegale në stane, arrestohet 68-vjeçari

Kronika July 05, 2022 - 16:56

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të disa informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale Xh. M. 1954 dhe SH .R. 1960 të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut, raporton Zeri.info.

“Sot me datë 05.07.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim: dy (2) armë AK-47 (kallashnikovë), njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm dhe tre (3) karikatorë për armë AK-47”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari i parë Xh. M, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme. /Zëri