Arrestohet pejani që dyshohet se i publikoi video intime ish të dashurës

Arrestohet pejani që dyshohet se i publikoi video intime ish të dashurës

Kronika July 05, 2022 - 11:03

Një person është arrestuar në Pejë për ngacmim.

Sipas Policisë, ai në vazhdimësi e ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

Sipas viktimës, i njëjti ka hapur llogari në emër të saj dhe ka publikuar video incizime intime të saj.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri