Ferizaj: Mosmarrëveshjet në rrjete sociale dy të mitur i zgjidhin duke u therur me thikë

Ferizaj: Mosmarrëveshjet në rrjete sociale dy të mitur i zgjidhin duke u therur me thikë

Kronika July 05, 2022 - 10:16

Një përleshje mes dy të miturve ka ndodhur të hënën në fshatin Dardani të Ferizajt.

Sipas Policisë, viktima, i mitur, ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar, po ashtu i mitur.

Incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin i dyshuari me viktimën në rrjetet sociale.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri