Prindërve nga Norvegjia u vdes vajza në Pejë, kishin ardhur për pushime

Prindërve nga Norvegjia u vdes vajza në Pejë, kishin ardhur për pushime

Kronika July 05, 2022 - 08:41

Një femër ka vdekur të hënën në Pejë.

Sipas Policisë, viktima femër, shtetase e Norvegjisë, është sjellë nga prindërit e saj në spital, ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete.

Sipas prindërve të viktimës, e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Zëri