Arrestohet narkomani, që theri me thikë gjilanasin

Arrestohet narkomani, që theri me thikë gjilanasin

Kronika June 25, 2022 - 09:23

Policia ka pranuar një informatë se pas një mosmarrëveshje, një i dyshuar ka sulmuar me mjet të mbrehtë (thikë) një person.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 24.06.2022 rreth orës 12:15 min, në rrugën “Sadullah Brestovci”, në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri