Edhe një i arrestuar për mashtrim në agjencinë “BCD Travel”

Edhe një i arrestuar për mashtrim në agjencinë “BCD Travel”

Kronika June 24, 2022 - 08:32

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person për mashtrim me viza dhe falsifikim dokumentesh në agjencinë “BCD Travel”.

I dyshuari me inicialet V.C. është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, raporton Zeri.info.

“Është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, personi me inicialet V.C., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj të njëjtit, prokurorja e rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se i nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në agjencinë “BCD Travel”, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’u siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’rast të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material. /Zëri