Sulmohet me eksploziv trafoja kryesore e rrymës në veri të Mitrovicës

Sulmohet me eksploziv trafoja kryesore e rrymës në veri të Mitrovicës

Kronika June 24, 2022 - 08:13

Një mjet shpërthyes është hedhur në orët e para të mëngjesit në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk ka persona atë lënduar.

Sinjali mëson se si pasojë e shpërthimit të eksplozivit te trafoja kryesore e rrymës janë dëmtuar edhe disa automjeteve zyrtare që kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.

Policia dhe zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për t’i identifikuar dhe kapur personat e dyshuar.