Pejë: Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen
Foto: Ilustrim

Pejë: Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen

Kronika June 23, 2022 - 21:17

Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër.

Drejtori i kësaj shkolle, Naim Hysaj, tha se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kanë qenë në shkollë.

Në ndërkohë drejtori i Arsimit në Pejë, Islam Gega, i tha Klanit përmes telefonit se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve.