Shoqërohet në polici burri që rrahu një fëmijë dje në Prishtinë

Shoqërohet në polici burri që rrahu një fëmijë dje në Prishtinë

Kronika June 23, 2022 - 18:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe shoqëruar në polici, personi që rrihte një vajzë dje në parkun e Tauk Bahqes.

PK-ja njofton se ndaj të dyshuarit ka inicuar rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, raporton Zeri.info.

“Referuar pamjeve të datës 22.06.2022 të shpërndara nga mediat e ndryshme ku shfaqej keqtrajtimi i një fëmije nga ana e një personi të dyshuar, policia menjëherë ka reaguar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operative me qëllim identifikimin të protagonistëve.

Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve, sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes.

Ndërkohë që në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri