Pejë: Një person gjendet i vdekur në ballkonin e banesës së tij
Kronika
June 23, 2022 - 08:46
Një person është gjetur i vdekur dje në ballkonin e banesës së tij, në Pejë.
Bëhet e ditur se njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri