Arrestohen dy persona që therën me thikë 50-vjeçarin në Prizren

Arrestohen dy persona që therën me thikë 50-vjeçarin në Prizren

Kronika June 22, 2022 - 22:30

Sonte rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast i therjes me thikë.

Policia ka bërë të ditur se pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit në vijim: R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k... dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç.

“Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor. Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë”, ka njoftuar Policia.

“Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar, janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:Një gyp të metalit dhe Një thikë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. /Zëri