
Policia konfirmon shpërthimin në Prishtinë: Të dëmtuara tri vetura
Policia e Kosovës është duke hetuar një rast shpërthimi në mëngjesin e kësaj të mërkure, ndodhur në rrugën ‘’Dalmatët’’ në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
”Rreth orës 06:30 është raportuar se në rrugën ‘Dalmatët’ në Prishtinë një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes.
Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.
Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”. /klankosova.