Gjakovë: Për shkaqe pronësore, gjuan me armë në drejtim të vëllait

Gjakovë: Për shkaqe pronësore, gjuan me armë në drejtim të vëllait

Kronika June 22, 2022 - 10:32

Policia e Kosovës dje rreth orës 22:45 ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij.

PK-ja njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur e konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja te kalibrit 9x9 mm, dy karikatorë, 189 fishekë të kalibrit 9 mm.

“Nuk raportohet për të lënduar, si dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera. /Zëri