Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës

Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës

Kronika June 21, 2022 - 18:19

Sot në orët e mesditës është gjendur pa shenja jete një person në afërsi të lumit “Drini i Bardhë” në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku sipas tij, policia është njoftuar në orët e pasdites nga një qytetar që po peshkonte në këtë lum.

“ Policia është informuar se një trup i pa jetë gjendet ne afërsi të lumit “Drini i Bardhë” në Klinë, ku menjëherë policia dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes. Me këtë rast mjeku kudestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi. /Zëri

Image

Image