Rrahje për pronë, arrestohen pesë meshkuj dhe një femër në Podujevë

Rrahje për pronë, arrestohen pesë meshkuj dhe një femër në Podujevë

Kronika June 21, 2022 - 10:37

Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur të hënën në Podujevë.

Policia ka njoftuar se rrahja dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për çështje prone.

“Janë arrestuar gjashtë persona, një femër dhe pesë meshkuj, kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete lidhur me një çështje prone. Disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor, pasi kishin lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri