Rrufeja mbyt një 34-vjeçar në Rahovec
Dy persona janë goditur nga rrufeja sot në fshatin Zatriq të Rahovecit, ku si pasojë njëri prej tyre ka vdekur.
Policia ka bërë të ditur se dy personat e goditur nga rrugeja janë shtetas turq dhe ishin duke punuar në fshatin Zatriq, transmeton Zeri.info.
“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij", ka njoftuar policia.
Po ashtu bëhet e ditur se personi tjetër, është në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
"Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtine. Sipas mjekut kujtestar në QKUK gjendja e viktimës në fjalë është jashtë rrezikut për jetë. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është inicuar rast Hetim i Vdekjes” bërë të ditur Policia në Rahovec. /Zëri