Në kërkim për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Kukës

Në kërkim për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Kukës

Kronika May 25, 2022 - 14:35

Një 19-vjeçar me banim në Vlorë është arrestuar nga policia në Kukës, pasi rezulton i shpallur në kërkim si i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë njoftuan se ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, pasi teksa po përpiqej të kalonte kufirin për në Kosovë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Policia thotë se kundër tij ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, duke e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. /telegrafi