Përfundon operacioni i Policisë te Rektorati, s’gjendet asgjë e dyshimtë [foto]
Foto: Laura Hasani

Përfundon operacioni i Policisë te Rektorati, s’gjendet asgjë e dyshimtë [foto]

Kronika May 24, 2022 - 14:26

Një kërcënim për bombë ka ardhur sërish sot në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, rreth orës 12:00, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policët.

Pas rreth dy orëve kontroll përreth objektit të Rektoratit, policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë dhe tashmë ata janë larguar nga aty.

Policia ka konfirmuar se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm, raporton Zeri.info

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata - alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia më herët ka konfirmuar për “Zërin” se rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Image

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se edhe të martën e kaluar Rektorati kishte marrë një kërcënim të ngjashëm. /Zëri

Image
Image
Image
Image