500 euro gjobë dhe një vit heqje e patentës së shoferit për vushtrriasin që voziti 99km/h në zonën e 40 km/h

500 euro gjobë dhe një vit heqje e patentës së shoferit për vushtrriasin që voziti 99km/h në zonën e 40 km/h

Kronika May 24, 2022 - 10:28

Një shofer në Vushtrri ka marrë një gjobë të rëndë nga Policia, pasi ka shkelur kufizimin e shpejtësisë.

Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, përmes radarit ka identifikuar një veturë, e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

“Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, pesë(5) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse - një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar Policia. /Zëri