Policia jep detaje për sulmin me armë gjatë aksionit në Zveçan

Policia jep detaje për sulmin me armë gjatë aksionit në Zveçan

Kronika May 24, 2022 - 09:39

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një operacion në fshatin Izvor të Zveçanit.

Gjatë këtij aksioni, derisa policët ishin në kryerje të detyrës, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, por fatmirsisht nuk ka pasur të lënduar, transmeton Zeri.info.

Në raporton 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit dhe rasti është nën hetime nga njësitë relevante.

Kujtojmë se në këtë aksion, në një objekt në ndërtim, pronë e një serbi, policia kanë gjetur dhe asgjësuar 9084 copë bimë të dyshuara narkotike, po ashtu gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 4 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një pushkë gjuetie. /Zëri