6-vjeçari vdes pasi bie në lumë nga ura e fshatit Radesh të Dragashit

6-vjeçari vdes pasi bie në lumë nga ura e fshatit Radesh të Dragashit

Kronika May 22, 2022 - 23:59

Një 6-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se derisa ka qenë duke luajtur me shokë, nga një urë ka rënë në lumin e fshatit Radesh të Drgashit.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia, të cilët kanë thënë se ky rast po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Policia së bashku me prokurorin në Prizren, kanë fillua hetimet dhe po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme ligjore dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejme ligjore”, kanë bërë të ditur nga Policia.

Kujtojmë se sot gjatë ditës një i mitur tjetër është gjetur i vdekur në kanalin e “Ibër Lepencit”, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ndërkohë një i moshuar po ashtu është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Deiq të Klinës. /Zëri