![Vetaksident në magjistralen Suharekë – Prizren [foto]](/uploads/zeri.info/images/2022/May/22/auto_281758813_1158735321634361_4666496783438578064_n1653251472.jpg)
Vetaksident në magjistralen Suharekë – Prizren [foto]
Kronika
May 22, 2022 - 22:30
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Suharekë – Prizren.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Gjonoc, ndërsa nuk dihet akoma nëse ka pasur të lënduar, raporton Zeri.info.
Në pamje që kanë dërguar lexues të “Zërit” shihet një veturë e cila është rrokullisur dhe ka dal jashtë rrugës.
Zëri ka kontaktuar policinë për të marrë më shumë informacione në lidhje me rastin. /Zëri