FSK-ja gjeti trupin e pajetë në Klinë [foto]

FSK-ja gjeti trupin e pajetë në Klinë [foto]

Kronika May 22, 2022 - 18:12

Ekipi i kërkim shpëtimit i FSK-së, ka gjetur sot trupin e pajetë që kishtë rën në lumë në fshatin Diq të komunës së Klinës.

FSK-ja përmes një njoftimi ka bëtë të ditur se gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK-ja ka angazhuar ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete, transmeton Zeri.info.

"Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme", thuhet në njoftimin e FSK-së.

Po ashtu më herët edhe policia ka konfirmuar për "Zërin" gjetjen e trupit, ndërsa i njejti është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar si "hetim i vdekjes". /Zëri

Image

Image

Image