Austri: Aksidentohet autobusi nga Kosova, raportohet për 20 të lënduar

Austri: Aksidentohet autobusi nga Kosova, raportohet për 20 të lënduar

Kronika May 19, 2022 - 08:55

20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë.

Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë.

Të lënduarit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut.

Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën që çon në drejtim të Vjenës, ku po zhvilloheshin punimet në në atë pjesë.

Raportohet se autobusi ishte përplasur me rrethojat mbrojtëse të autostradës./klankosova