Vjehrri rreh nusen e djalit në Prizren, arrestohet
Foto ilustruese

Vjehrri rreh nusen e djalit në Prizren, arrestohet

Kronika May 18, 2022 - 09:45

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njejti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së djalit të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij (bashkëshortes së djalit) viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri