Vdes në Emergjencë punëtori që u lëndua në vendin e punës në Novobërdë
Foto ilustruese

Vdes në Emergjencë punëtori që u lëndua në vendin e punës në Novobërdë

Kronika May 18, 2022 - 09:38

Një punëtor ka vdekur në Emergjencën e Gjilanit të martën, pasi ishte dërguar me lëndime të rënda.

Policia ka bërë të ditur se viktima derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në Emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri