Paraburgim për gjilanasin që theri me thikë një person

Paraburgim për gjilanasin që theri me thikë një person

Kronika May 17, 2022 - 14:34

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit F.A.

Ai dyshohet se më 15 maj kishte therur një person pas një mosmarrëveshjeje me të, transmeton Zeri.info.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 15.05.2022, rreth orës 21:30 minuta, në Gjilan, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S.P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë të tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve të marra detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan”, ka njoftuar Gjykata.

Sipas Gjykatës, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda ka vlerësuar se

qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi masat e tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftim. /Zëri