Prishtinasja sulmohet fizikisht nga një femër, bëhet për spital
Foto: Ilustrim

Prishtinasja sulmohet fizikisht nga një femër, bëhet për spital

Kronika May 17, 2022 - 09:42

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se një femër është sulmuar në Prishtinë nga një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri