Vdes në Spitalin e Gjakovës gruaja që u aksidentua ditë më parë
Foto: Ilustrim

Vdes në Spitalin e Gjakovës gruaja që u aksidentua ditë më parë

Kronika May 17, 2022 - 08:49

Një aksident trafiku kishte ndodhur më 12 maj në Gjakovë, ku si pasojë lëndime të rënda kishte marrë një grua.

Policia ka njoftuar sot se e njëjta ka vdekur të hënën në Spitalin e Gjakovës, e cila ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. /Zëri